Home / Europa / Jean- Marie Le Pen: E turpshme që Marine mban mbiemrin tim

Jean- Marie Le Pen: E turpshme që Marine mban mbiemrin tim

Themeluesi i Frontit Nacional në Francë Jean- Marie Le Pen ka deklaruar se është e turpshme që vajza e tij, liderja aktuale e partisë, mban ende mbiemrin e tij.

Baba e bijë kanë nisur një grindje mes tyre, dhe së fundmi Le Pen deklaron se: shpreson që vajza e tij të martohet sa më shpejt që të ndryshojë mbiemrin e saj. Ai shton se nuk do të duroj dot Marine në zgjedhjet presidenciale të 2017.

Këto deklarime vijnë pasi partia e ekstremit  të djathtë e pezulloi 86-vjeçarin Le Pen, për këndvështrimin e tij lidhur me Holokaustin. Le Pen e ka quajtuar thjesht një detaj të historisë. Marine Le Pen, 46 vjeçe, po përpiqet të mbajë Frontin Nacional larg deklaratave raciste të të atit dhe e kaluara anti- semitike.

Leave a Reply

Your email address will not be published.