Kronika

Shkodër/ Tre operacione antikanabis në pak orë, arrestohet 1 person

Policia e Shkodrës arrestoi mbrëmjen e djeshme një 19-vjeçar, të akuzuar për kultivim narkotikësh, ndërsa pak orë pas operacionit të parë u zhvilluan edhe dy operacione, ku u zbuluan disa parcela kanabis, si dhe u shpallën në kërkim autorët.

Burime nga kjo Polici njoftojnë se në vazhdim të punës së pandërprerë të efektivëve të Policisë së Qarkut Shkodër, për parandalimin dhe asgjësimin e mbjelljes së bimëve narkotike, mbrëmjen e djeshme u zhvilluan dy operacione policore. Fillimishtu u realizua arrestimi në flagrancë i shtetasit, Zef Lleshi, 19 vjeç, banues në fshatin Bushat, në Pukë, i cili kishte kultivuar 480 rrënjë bimë, të dyshuar si Canabis Sattiva.

Më tej, Policia e Shkodrës organizoi një operacion të dytë kundër narkotizmit dhe në vëndin e quajtur Luarz, komuna Velipojë, janë gjetur dhe asgjësuar 3 parcela me gjithsej 51 rrënjë bimë narkotike Canabis Sattiva. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Po në vazhdim të operacioneve antikanabis në Qarkun Shkodër, gjatë kontrollit të ushtruar në vendin e quajtur Margun, në fshatin Qerret, komuna Temal, në Shkodër, është gjetur dhe asgjësuar 1 parcelë me gjithsej 150 rrënjë bimë narkotike Canabis Sattiva. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button