Home / Arte / Film / Projekti “Dita zë fill” do të përfaqësojë Shqipërinë në Canne 2015

Projekti “Dita zë fill” do të përfaqësojë Shqipërinë në Canne 2015

Shqipëria do të marrë pjesë në Canne 2015, me projektin “Dita zë fill” i Art Alb Film me regji nga Gentian Koçi.

Nëpërmjet një drame sociale që vjen prej ndarjes së thellë klasore që ka pësuar shoqëria shqiptare, skenari i Koçit synon të pasqyrojë në stendën shqiptare në Canne, një pjesëz së ndryshimeve në shoqërinë shqiptare.

Ky film flet për përpjekjen e një nëne të re për të mbajtur me thonj një vend pune në një mjedis të pasurish të rinj.

Projekti “Dita zë fill” është përzgjedhur fitues ndër 14 projektet më premtuese të rajonit për vitin 2014 në Cinelink.

Gjithashtu është përzgjedhur si fitues nga Euro Mediterranean Coproduction Forum. Mbështetet nga QKF dhe Ministria e Kulturës, duke patur bashkëpunime të rëndësishme me Connecting Cottbus, marketit më të madh të produksionit dhe Graal, një nga post poduksionet më të njohura evropiane. Regjisori sapo ka mbaruar audicionet e filmit. Ndërsa xhirimet pritet të nisin në muajin shtator.

Leave a Reply

%d bloggers like this: