Politika

Basha: Rama-Meta, fatkeqësi për shqiptarët

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, prezantoi kandidatët për kryetarë bashkie: Fiqiri Ismailin në Vorë, Hamdi Pashën në Krujë dhe Redi Saraçin në Shijak.

Basha i kujtoi mazhorancës premtimet e mëdha me të cilat erdhën në pushtet në vitin 2013 dhe që deri më sot nuk kanë mbajtur asnjë, përkundrazi erdhi si fatkeqësi për çdo qytetar.

“Premtuan 300 mijë vende të reja pune, premtuan uljen e çmimit të energjisë, premtuan se 97% e shqiptarëve do të paguanin më pak taksa. Premtuan se fermerët do të paguanin çmimin e reduktuar të naftës dhe do të përfitonin subvencione për punën e tyre të lodhshme. Premtuan shëndetësi falas, legalizime falas dhe mosprishjen e asnjë objekti. Braktisën një nga një premtimet e tyre dhe sot, në çdo shtëpi vepra e tyre, dora e tyre ndihet vetëm si fatkeqësi, si papunësi, si mjerim apo si burgosje e njerëzve të pafajshëm, të cilëve nuk u ka lënë asnjë mundësi për të shlyer detyrimet e tyre”, theksoi kreu i opozitës.

Basha shtoi se vendi ka shkuar në drejtimin e gabuar dhe të vetmit që rilindën janë qeveritarët dhe kriminelët, sepse sipas tij, qytetarët janë zhytur në varfëri dhe mjerim.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button