Home / Europa / Stuhi e fuqishme në Gjermani, një i vdekur

Stuhi e fuqishme në Gjermani, një i vdekur

Një stuhi e fuqishme ka goditur veriun e Gjermanisë, duke shkaktuar një të vdekur dhe dëme të mëdha materiale. E konsideruar një tornado, stuhia ka shkatërruar qytetin e Buetzow, afër Rostock, duke i zhvendosur makinat 70 metra larg dhe duke dëmtuar banesa.

Në qytetin e Hamburgut, një 26-vjeçar është vrarë, ndërsa e dashura e tij shtatzënë është plagosur, nga mbetjet që binin në makinën e tyre.

Erëra të forta kanë ndaluar shërbimin e autobusëve dhe trenave, duke shkaktuar kaos në trafik.

Linja hekurdhore mes Hamburgut dhe Luebeck është e bllokuar në të dyja drejtimet, për shkak të rënies së pemëve. Sipas mediave gjermane, shpetjësia e erës arriti deri në 119 km/h në Geilenkirchen.

Leave a Reply

%d bloggers like this: