Europa

BEA: Lubitz kishte praktikuar reduktim të lartësisë edhe gjatë vajtjes në Barcelonë

Piloti i dytë i “Germanwings”, i cili dyshohet se rrëzoi qëllimisht avionin e pasagjerëve në Alpet franceze gjatë muajit Mars, duke shkaktuar vdekjen e 150 personave në bord, kishte praktikuar edhe më herët një rënie avioni gjatë një fluturimi të mëparshëm.
Zbulimi raportohet nga e përditshmja gjermane “Bild”. Prokurorët besojnë se 27-vjeçari Andreas Lubitz bllokoi kapitenin e avionit jashtë kabinës së pilotëve, si dhe drejtoi aeroplanin drejt një rajoni malor, teksa ishte në fluturimin nga Barcelona drejt Dyseldorfit, më 24 Mars.

“Bild”, duke cituar burime pranë agjencisë franceze BEA, e cila po merret me hetimet për rrëzimin, tha se në raportin paraprak të BEA-s të publikuar këtë të mërkurë, thuhet se Lubitz kishte praktikuar reduktimin e lartësisë së fluturimit edhe me avionin e nisur nga Dyseldorfi drejt Barcelonës, gjatë së njëjtës ditë me tragjedinë.

“Bild” ka cituar burimet të kenë thënë se, raporti i BEA-s do të fliste rreth një “rënieje të kontrolluar, që ka zgjatur për disa minuta, e për të cilën nuk ka pasur asnjë justifikim në aspektin e aeronautikës”.

BEA njoftoi se do të publikonte një raport paraprak të mërkurën, por fillimisht refuzoi të komentonte mbi përmbajtjen e tij, por pas raportimit të “Bild” erdhi edhe publikimi i plotë i raportit.

Lubitz kishte vuajtur nga një depresion të thellë në të kaluarën dhe në kompjuterin e tij personal, që u gjet në shtëpinë e tij, u zbuluan kërkime në internet se si të vetëvritej, vetëm pak ditë përpara se të ndodhte rrëzimi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button