Home / Arte / Ekspozita / Agnese Purgatorio vjen në Shqiperi me një ekspozitë personale

Agnese Purgatorio vjen në Shqiperi me një ekspozitë personale

ekspozita-459x350Agnese Purgatorio, artiste italiane e afirmuar në nivel ndërkombëtar, vjen në Shqiperi me një ekspozitë personale, pjesë e një projekti të Instituteve të Kulturës Italiane, Këln, Strasburg, Zagreb dhe Tiranë, ekspozitë kjo e fundit edhe në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Italise.

Projekti quhet “Kufijtë: gjuhë, hapësire, objekte, njerëz”, dhe është konceptuar dhe kuruar nga Prof. Martina Corgnati, lektore e Akademisë Albertina në Torino. Artistët e përfshirë, të cilët do të ekspozojnë njëri pas tjetrit në katër Institutet janë:  Agnese Purgatorio, Agostino Ferrari, Donatella Spaziani dhe Maria Cristina Carlini. Projekti fillon pikërisht në Tiranë, të enjten pasdite ora 18.30 te Pallati i Kulturës, Kati II, me ekspozitën personale  me prerje antologjike të fotografes Agnese Purgatorio, ku do të shfaqen 12 vepra dhe një video instalim.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 21 gusht 2014. Artistja, e cila prej vitesh punon mbi temën e mërgimit dhe klandestinitetit, duke u përballur në mënyrë sistematike me idenë, reale dhe metaforike, të kufirit si rrugë e shënuar nga historia në trupin e gjallë të gjeografisë. Agnese është veçanërisht e prirur të kthejë, përmes veprave të saj, idenë dhe temën e “hapësirave” që përbëjnë një nga katër polarizimet e projektit.  Agnese Purgatorio, lindur në Bari më 1964, eksploron me një vështrim në dukje sipërfaqësisht të ftohtë dhe të kthjellët, botën e “portretit”, ose më mirë të themi, fytyra dhe personazhe që sugjerojnë menjëherë një “shqetësim, nje prerje të dyzuar të realitetit.

Një realitet i “huajëzuar”, ne kundërshtim me realitetin. Gati si një vello që ngrihet në ajër dhe sugjeron një dimension tjetër, dopjonin e saj. Cikle ose seri planesh të para, ose plane të mesme që shfaqin kopje binjake ose thjesht persona që “ndërngjajnë”, tribu metropolesh, indios, homoseksualë, transgjender. Puna e artistes është trasformuar ndër vite prej “fiksimit” konceptual të fillimit të karrierës, në strukturimin e minihistorive të një jete normale, të përditshme. Pothuaj flash kujtese, urgjenca të të dhënave mbi kushtet njerëzore. Portugali ose Brazil, për shembull, vende ku kultura dhe letërsia kanë një venë surreale. Ndër të tjera, ka ekspozuar në Bienalen Mesdhetare të Artit për të rinj, Algjeri 1990; ka marrë çmimim European Panorama në 1994

Leave a Reply

Your email address will not be published.