Home / Europa / Aeroporti ”Fiumicino” mbyllet pas zjarrit në një prej terminaleve

Aeroporti ”Fiumicino” mbyllet pas zjarrit në një prej terminaleve

Aeroporti ”Fiumicino” në Romë u mbyll sot pas një zjarri të fuqishëm që shpërtheu në Terminalin 3, në ndërkohë që policia përjashtoi një veprim të qëllimshëm që mund të ketë provokuar rënien e tij.

Kompania ajrore italiane ”Alitalia” u tha pasagjerëve të saj që të mos shkonin në aeoport deri sa ai të hapet, në orën lokale 14:00.

Autoritetet aeroportuale thanë se zjarri është vënë nën kontroll. Rrugët dhe linjat hekurudhore për në aeroport janë mbyllur.

”Flakët filluan nga një kuzhinë e një restoranti në Terminalin 3. Rreth 400 metra katrore janë shkatërruar nga flakët”, tha policia italiane.

Edhe kompanitë ajrore ”Air France” dhe KLM kanë pezulluar fluturimet.

Leave a Reply

Your email address will not be published.