Home / Politika / Presidenti Nishani merr medalje nderi në Nju Jork

Presidenti Nishani merr medalje nderi në Nju Jork

Ne një ceremoni te veçante në Nju Jork, Presidentit Bujar Nishani,  iu dorëzua medalja e Nderit e Fondacionit Ndërkombëtar “Raul Wallenberg” për rolin e Shqipërisë në shpëtimin e hebrejve gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Sipas zyrës së shtypit të Presidencës, në fjalën e mbajtur pas marrjes së medaljes, Kreu i Shtetit tha se ajo i takon të gjithë shqiptarëve, të cilët pa marrë në sy rrezikun strehuan dhe shpëtuan me qindra hebrej gjatë luftës. Duke shprehur mirënjohjen për këtë nderim, Nishani tha se ndihej krenar për vlerësimin dhe se e pranon atë “në emër të gjithë popullit shqiptar, si një meritë dhe njohje e shpirtit të tyre fisnik në mbrojtje të vlerave dhe jetës njerëzore, e cila është gjëja më shtrenjtë në botë, pavarësisht nëse i përket një hebreu, myslimani apo të krishteri!”
“Liria është gjëja më e shtrenjtë për qeniet njerëzore, por akoma më e vështirë është që njeriu të çlirohet dhe të këpusë vargonjtë e mendjes duke lënë pas njëherë e përgjithmonë antisemitizmin, racizmin, shovinizmin, komunizmin, përndjekjen, totalitarizmin, terrorizmin”, tha Presidenti Nishani në fjalën e tij.

Raul Wallenberg ishte një diplomat suedez, i cili shpëtoi dhjetra mijëra njerëz në Hungari gjatë Holokaustit. Fondacioni me emrin e tij u krijua në vitin 1997 nga kongresmeni Tom Lantosh dhe nga Baruch Tenembaum.
Pas ceremonisë së çmimit u shfaq filmi dokumentar “Besa-The promise” nga fotografi i njohur amerikan, Norman Gershman, autor i ekspozitës BESA: A Code of Honor me shqiptarët që shpëtuan hebrenjtë gjatë Holokaustit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.