Home / Parlamentare / Paloka dënon incidentin ndaj Bashës; Meta të ndëshkohen përgjegjësit

Paloka dënon incidentin ndaj Bashës; Meta të ndëshkohen përgjegjësit

Seanca plenare e Kuvendit nisi të enjten me reagimin e kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, i cili dënoi sulmin e djeshëm ndaj kryetarit të opozitës, Lulzim Basha, gjatë një takimi elektoral në Ersekë.
Paloka tha se militanti që tentoi të godiste Bashën ishte i paguar nga Rama dhe këtë sipas tij ‘e vërteton dhe heshtja e kryeministrit’.
Për këtë ngjarje reagoi dhe kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, i cili e konsideroi ngjarjen të rëndë, duke kërkuar që ndaj personave përgjegjës të merren masat më të ashpra.

Kuvendi pritet të shqyrtojë sot një numër çështjesh të rëndësishme. Rendi i ditës parashikon diskutimin e pr/ligjit “Për shërbimin postar”, të disa ndryshimeve në ligjin “Për kthimin dhe kompesimin e pronës”, si dhe ratifikimin e dy marrëveshjeve.
Seanca e sotme pritet të miratojë një rezolutë të posaçme “Për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të personave që i përkasin komunitetit LGBT”, si dhe të pr/vendimit “Për miratimin e fondit nga buxheti i shtetit për financimin e partive pjesëmarrëse në zgjedhjet vendore 2015″.
Pikë e fundit e rendit të ditës është shqyrtimi i kandidaturave të propozuara nga komisioni i Medias për zgjedhjen e kryetarit të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar

Leave a Reply

%d bloggers like this: