Europa

Britani e Madhe – Vendi i katër kombeve në zgjedhje parlamentare

Mbretëria e Bashkuar apo Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe (Anglia, Uellsi, Skocia) dhe Irlandës së Veriut për të qenë më të saktë, ndodhet në pjesën perëndimore të Evropës që kufizohet me Republikën e Irlandës dhe rrethohet nga Deti i Irlandës në perëndim, La Manshi në jug dhe Deti i Veriut në lindje.
– SIPËRFAQJA: 243 000 kilometra katrorë që përfshin ishullin e Britanisë së madhe dhe pjesën veriore të ishullin të Irlandës.

– POPULLSIA: 64,1 milionë banorë (sipas një vlerësimi në vitin 2013 nha zyra kombëtare e statistikave ONS).

– KRYEQYTETI : Londra (8,6 milionë banorë).

– GJUHA ZYRTARE: Anglisht. Në Uells, gjuha e galëve është gjithashtu gjuhë zyrtare.

– BESIMI: 33,2 milionë të krishterë, 2,7 milionë myslimanë, 817 000 hindu, 423 000 sikhs, 263 000 hebrenj dhe 248 000 budistë. Të krishterët ndahen mes anglikanizmit kryesisht në Angli, protestanizmit, metodizmit dhe katolicizmit në Skoci, në Uells dhe në Irlandën e veriut.

– HISTORI: Q prej shpalljes së pavarësisë nga Republika e Irlandës, Eire, në vitin 1922, Mbretëria e Bashkuar mori emrin “Britani e Madje dhe Irlanda e Veriut”. Mbretëresha Elizabeth II pasoi babain e saj George VI në 1952 si shefe e Shtetit britanik.

– INSTITUCIONET POLITIKE: Britania e Madhe është një monarki parlamentare. Parlamenti i Westminsterit numëron dy dhoma: Dhomën e Komuneve dhe të Lordëve, që nuk është zgjedhur. Zgjedhjet legjislative organizohen çdo pesë vjet. Kryeministri konservator qeveris që prej vitit 2010 brenda një koalicioni të formuar me liberal-demokratët. Ai pasoi laburistin Gordon Brown.

– EKONOMIA: Shërbimet (banka, sigurime), industri (karbon, naftë dhe gaz natyror në Detin e Veriut), turizëm, bujqësi.

– PËRQINDJA E PAPUNËSISË: 5,6 për qind në fund të muajit shkurt, sipas statistikave kombëtare.

– PBB: 1 791 miliardë stërlina në vitin 2014 (2 435 miliardë euro, burim ONS).

– PËRQINDJA E RRITJES EKONOMIKE: 2,8 për qind në 2014 (ONS).

– DEFIÇITI TREGTAR: 34,8 miliardë stërlina në 2014, më i larti që prej vitit 2010 (37,1 miliardë stërlina).

– MONEDHA: Stërlina (1 stërlinë = 1,37 euro).

– INFLACIONI: Zero për qind në mars 2015.

– BORXHI PUBLIK: 1 601,9 miliardë stërlina (87,4 për qind e PBB-së).

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button