Zgjedhjet lokale 2015

Duma me pensionistë të Durrësit, shoqërohet nga Ardit Gjebrea: Meritoni shërbime më cilësore

Kandidatja e PD për Bashkinë e Durrësit, Grida Duma zhvilloi një bashkëbisedim me pensionistë të qytetit të Durrësit, ku ndau me ta nevojën për të ndryshur realitetin në favor të moshës së tretë e cila nuk ka vëmëndjen e bashkisë. Pensionistët ngritën shqetësimin e mungesës së ambjenteve për ta si dhe mungesën e kushteve për një jetë dinjitozë.

Kantautori dhe prezantuesit Ardit Gjebrea ndoqi bashkëbisedimin me moshën e tretë në Durrës.

“Lulishtja që ka qënë para bashkisë ka qënë streha e dytë e pensionistëve. Aty mblidheshim dhe kalonim kohën. Paratë tona ata i futën në xhep ndërsa ne jemi shpërndarë si zogjtë e korbit”, tha një pensionist.

Sakaq Duma u shpreh se mosha e tretë meriton vendin që i takon në qytet si dhe shërbime cilësore që do të jenë detyrim i saj.

“Ne flasim për trashëgimi kultutore të qytetit, për arkeologjinë që është groposur. Flasim për identitetin e Durrësit që ka ngelur pak në të dukshmen e vet. Por ju jeni trashëgimia e parë e gjallë e qytetit. Sa herë takoj njerëz të nderuar si ju, gjëja e parë që thonë është nuk kemi asnjë park dhe stol ku të ulemi. Edhe ato dy apo tre që kanë qënë dikur nuk janë më dhe ka ngelur vetëm një. Këtu ne improvizuam disa karrige por as ky vend nuk përdoret dot për ju, në një kohë që ky qytet ka inspiruar me detin, me vilën, me atë që duhet të ishte zona e plazhit. Këtë e vuaj shumë për ju sepse nuk ka më plazhe publike. Ku do shkoni ju në situatën e një vere kur gjithë Tirana mësymet në Durrës ndërsa sot gjithë mosha e tretë në Durrës nuk shkon dot tek plazhi i vetë”, tha Duma

Takimi i Dumës në Durrës

Duma kërkoi që bashkë me moshën e tretë të bashkohemi në këtë moment për të bërë Durrësin.

“Unë them ta lëmë pas atë që iku dhe të kërkoj edhe njëherë forcën tuaj për të qënë pozitivë në këtë moment dhe për tu thënë të gjithëve që mundemi; ky qytet bëhët. Pa premtime, por me dashuri, bëhet”, tha Duma.
Pjesë e këtij takimi ishte edhe prezantuesi Ardit Gjebrea i cili ndoqi nga afër këtë bashkëbisedim e më pas eci në qytet me kandidaten Duma.

Duma dhe Gjebrea

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button