Home / Teknologji / 9-vjeçari që fiton 1 milion dollarë në vit…

9-vjeçari që fiton 1 milion dollarë në vit…

Deri para pak vitesh, Evan ishte thjesht një fëmijë i rregullt, të cilit i pëlqente të luante me videolojërat e tij të preferuara, Angry Birds.

Por 9-vjeçari e kthehu hobin e tij në një biznes online mjaft fitimprurës. Ai krijoi EvanTubeHD, duke e kthyer veten në një sipërmarrës interneti, e duke fituar në vit plot 1 milion dollarë.

Mbiemri i Evan dhe vendbanimi i tij mbahen mjaft sekret nga prindërit. I ati, Jared, merret me menaxhimin e karrierës së të birit, duke ndihmuar në redaktimin dhe ngarkimin e videove në Youtube.

Ai mundohet që djali të jetojë një jetë të rregullt sa më shumë të jetë e mundur, pavarësisht famës së fituar në internet. Madje, edhe paratë e fituara ata i mbajnë në një fond që do të duhen për kolegjin e 9-vjeçarit.

Leave a Reply

%d bloggers like this: