ParlamentarePolitika

Pronat, Berisha: Në dy vjet qeveri, asgjë veç pronësimit të Koços. Rama: Në 8 vjet e bëtë çorap

Kuvendi ka diskutuar sot disa ndryshime në projektligjin ‘Për kthimin dhe kompensimin e pronës’, një temë që është shoqëruar me debate të ashpra dhe akuza e kundër akuza me mazhorancës dhe opozitës.

Kërkesa e mazhorancës për shtyrjen me 6 muaj të shqyrtimit të këtij projektligji me synim sjelljen e një projekti të ri për t’i dhënë zgjidhje përfundimtare kësaj çështjeje të zvarritur në 20 vjet ka sjellë reagimin e opozitës. Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha e ka cilësuar këtë një shprehje të qartë të dyshimit të plotë të kësaj qeverie, cila sipas tij në 2 vjet nuk bëri asgjë për pronarët përveç pronësimiit të Koço Kokëdhimës.

“Pas dy vjetësh në qeveri të shtosh nenin që zgjatet afati kur s’i ke dhënë asnjë kacidhe pronarëve kur ke marrë 18 mijë hektarë tokë nga fondi fizik i pronarëve për t‘ja dhënë Koços është shprehja më e qartë e dështimit të kësaj qeverie.

Veç pronësimit të Koços, grabitjes së 18 mijë hektarëve është dështim, është krim i shëmtuar ndaj pronarëve. Kur do bëheni qeveri, në 2 vjet s’keni sjellë një ligj të vetëm, mbetët me ligjet e mia dhe të Fatos Nanos”, tha Berisha…

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button