Home / Keshilla / Qetësia, hapat për ta arritur dhe për ta ruajtur deri në pleqëri

Qetësia, hapat për ta arritur dhe për ta ruajtur deri në pleqëri

Artit të jetuarit, Wilhelm Schmid, i ka kushtuar ese të shumta dhe të suksesshme. Tek “Serenità”, në librin e tij të fundit të sapodalë në treg, filozofi gjerman fokusohet te pleqëria, kërkimi i tij ekzistencial, duke analizuar në detaje “stinën” e fundit të jetës, atë që askush nuk e ndien ta përballojë në mënyrë të ndërgjegjshme. Të gjithë e dimë që vjen, por në përgjithësi jemi të predispozuar që mos ta njohim dhe mos ta marrim në konsideratë, madje edhe kur sapo gjendemi në atë fazë të jetës. Na duket sikur i përket gjithmonë së ardhmes. Megjithatë, është pikërisht ky mesazhi që gjendet te qetësia: të pranojmë se jemi të vdekshëm, do të thotë të njohim stinë të ndryshme të ekzistencës, me gjithçka që përfshin çdo fazë, duke përfshirë edhe moshën e vjetër, duke e kaluar në mënyrë të ndërgjegjshme, pa iluzione. Jeta është bërë më e gjatë dhe pas gjashtëdhjetë vjetësh, mund të ecë përpara edhe me dhjetëra të tjerë.

Pra, si mund të zgjoni iluzionin e rremë për të shpëtuar nga “rënia”, pa reflektuar? Si mund të gjeni lumturinë e përditshme, me lehtësi dhe qetësi?

Schmid e trajton këtë temë duke arsyetuar mbi konceptin e qetësisë; objektivi është arritja dhe përvetësimi i saj.

Premisa është që kjo gjë të kihet gjithmonë parasysh, për aktivitetet që do të zëvendësojnë punën, për marrëdhëniet seksuale që zbehen dhe për shumë aktivitete të tjera të vogla që ndodhin çdo ditë e të cilat nuk janë më si më parë. Për të arritur qëllimin e lakmuar, qetësinë, artin e të pleqëruarit, Schmid sugjeron dhjetë hapa, dhjetë etapa të një “ecjeje” që çdokush mund të ndërtojë sipas një plani të vet, sepse “ato realisht mund të dalin nga vëzhgimet tona, eksperiencat dhe prej gjithçkaje që kemi mbijetuar”. Dhjetë masat për të arritur qëllimin janë propozuar me qartësi dhe janë përmbledhur nga Schmid në një intervistë që ai ka dhënë për shtypin gjerman. Lista fillon me rekomandimin e të kuptuarit të etapave të ndryshme të jetës dhe të ndërgjegjes së plotë për përshkimin e pjesës së “fundit të udhëtimit”. Nuk do të dimë se kur do të mbarojë, por mbetet gjithsesi një stinë e plotë, me lodhje dhe pengesa që mund dhe duhen pranuar. Sekreti konsiston në njohjen e limiteve dhe të shijimit të shumë avantazheve të moshës së tretë, ose madje edhe asaj së katërtës. Në fund edhe një gjë për të mos u harruar: është e nevojshme të reflektoni, mbi jetën, vdekjen dhe universin në të cilin të gjithë ne bëjmë pjesë. Si përfundim, filozofi gjerman paralajmëron se, plakja “nuk është një kërcënim”, nuk duhet ta largoni atë nga shpirti juaj. Të dish të plakesh është një art i rafinuar: për ta mësuar e për ta praktikuar ai më parë duhet kuptuar.

A mund të zbulohen burime të reja në pleqëri për ta bërë jetën më të lehtë?

“Kënaqësia, edhe kur plakemi, vjen nga ndërgjegjja e plotë e burimeve të saj. Për shembull, seks më i mirë: më pak sasi dhe më tepër cilësi. Kam më shumë kohë të lirë për atë që pëlqej më shumë, pa u shqetësuar se si të fitoj para. Pikërisht këtu qëndron edhe çelësi për t’i jetuar vitet e fundit të jetës me shumë lehtësi. Nëse nga një anë pleqëria sjell vështirësi dhe mundime të pashmangshme, nga ana tjetër pak kohë mbetet për të marrë e për të dhënë më të mirën e çdo gjëje në jetë. Nga ky këndvështrim, pra, është e mundur që të gjenden energji të reja thjesht në gëzimin e kënaqësive të përditshme, që nga një gotë e mirë vere deri te shoqëria me njerëzit e dashur, pa mendime të kota që mund të na shkëpusin nga vetë kënaqësia. Ndërgjegjja vjen vetëm nga eksperienca; vitet e shpenzuara duke ndjekur lumturinë shërbejnë për të na mësuar se si të mbledhim të bukurën te spontaniteti, te thjeshtësia dhe te lehtësia e ekzistencës. Ndaj, është pikërisht momenti të mendoni ndryshe sepse “jeta është shumë e shkurtër për të pirë një kafe të keqe”.

A ekzistojnë këshilla për më pak të moshuarit?

Një këshillë e dobishme është ajo e kultivimit të sjelljeve. Mosha para plakjes konsiderohet mitikisht si një kohë e çuar dëm dhe si shenjë e një jete të mërzitshme, duke krijuar kështu “shtyllën kurrizore” të plakjes! Ndaj nëse do të tregoheni më të kujdesshëm për veten, ju do të mund të bëni një hap të rëndësishëm drejt një jete të qetë. Një sugjerim i dobishëm për t’u plakur me qetësi është që t’i tregoni dhe t’i komunikoni të tjerëve përvojat e jetës suaj, me një dialog të ndershëm, ballë për ballë, ose edhe nëpërmjet fjalës së shkruar. Një tjetër këshillë ka të bëjë me faktin e kontaktit me të tjerët, e sidomos me ata që njiheni që nga fëmijëria; është e nevojshme që të rrisni besimin reciprok dhe t’i kultivoni sa më shumë raportet me të tjerët, për të larguar vetminë dhe për të ndërtuar një komunitet me ndjenja të mira e pozitive.

Hapat për të arritur qetësinë

-Kuptoni plotësisht fazat e ndryshme të jetës dhe njiheni plotësisht moshën që po jetoni momentalisht.

-Kuptoni se cilat janë lodhjet specifike të pleqërisë dhe pranojini ato.

-Kini zakone dhe vlerësojini ato, sepse vetëm kështu mund të përballohen pa pasur nevojë për shumë energji.

-Shijoni kënaqësitë e moshës së tretë, ashtu si kujtimet e panumërta dhe të mrekullueshme.

-Vazhdoni të stimuloni aftësinë e pranimit, sepse janë të shumta gjërat që nuk mund t’i ndryshoni më.

-Kontaktoni gjithnjë me të tjerët, të gjithë e dinë se çfarë do të thotë të përqafohesh!

-Të jetoni në një “rrjetë” me marrëdhënie familjare, dashurie dhe miqësie.

-Reflektoni mbi jetën dhe domethënien e saj.

-Reflektoni mbi limitet e ekzistencës dhe mbi domethënien e vdekjes.

-Reflektoni gjithnjë përtej dhe perceptoni se jeni pjesë e një universi të tërë.

Burimi: La Repubblica

Leave a Reply

%d bloggers like this: