Home / Kuriozitete / Studim i ri, Bitëllsat dhe Rolling Stones nuk bënë revolucion në muzikë

Studim i ri, Bitëllsat dhe Rolling Stones nuk bënë revolucion në muzikë

Sipas një studimi të publikuar së fundmi në Britaninë e Madhe, ekipet e njohura britanike si The Beatles dhe Rolling Stones nuk kanë bërë revolucion në muzikë. Ata vetëm kanë vazhduar trendet muzikore që ekzistonin në kohë të tyre.

Sipas ekspertëve këto grupe legjendare nuk e kanë krijuar bazën e muzikës rock and roll. Studimi i publikuar nga gazeta britanike, ‘Guardian’, vë në pikëpyetje ndikimin e vërtetë të këtyre grupeve. Sipas këtij studimi, dalja në skenë e muzikës hip-hop para 30 vjetësh është ajo që në të vërtetë ka krijuar lëvizje të madhe në industrinë e muzikës.

Studimi është bërë nga një grup i akademikëve të Londrës duke u fokusuar në modelet e muzikës në top listat e këngëve më të pëlqyera në ShBA nga viti 1960 deri në vitin 2010. Pjesa dërmuese e studiuesve janë nga Universitetet, “Queen Mary” dhe “Imperial College” të Londrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.