Home / Parlamentare / Audio-përgjimi, Rama: Takim vetëm me drejtorët, s’kërkova blerje votash siç bënit ju

Audio-përgjimi, Rama: Takim vetëm me drejtorët, s’kërkova blerje votash siç bënit ju

Gjatë seancës së sotme plenare, kryeministri Rama i është kundërpërgjigjur akuzave të opozitës mbi audio-përgjimin e publikuar nga Sali Berisha ditët e fundit, ku kreu i qeverisë dëgjohet të porositë drejtorët e administratës se duhet të mbledhin sa më shumë vota për zgjedhjet lokale nëse duan të shpëtojnë karrigen.

Rama ka përsëritur edhe një herë se administrata shtetërore nuk përdoret më si dikur për mitingje dhe fushatë zgjedhore dhe duke iu referuar audio-përgjimit të publikuar nga ish-kryeministri Berisha, e cilësoi atë si një “përgjim pas ferre”.

“Ne nuk bëjmë mbledhje për fushatë me administratën, – deklaroi Rama. – Në mbledhje janë dhe drejtorët që janë pjesë e PS dhe LSI-së. Biseda është e shkëputur nga konteksti. Iku koha kur nxënësit dilnin në mitingje. Ju kërkonit votat e fotografuara. Unë nuk kam kërkuar asnjëherë të blejmë vota”.

Rama premtoi se nëse drejtorët e shkollave do të mbyllin institucionet e dijes për të marrë nxënësit në mitingje si dikur, do të merren masa urgjente nga autoritetet.

Leave a Reply

Your email address will not be published.