Home / Kosova / Homazhe në 16-vjetorin e “Epopesë së Çabratit”

Homazhe në 16-vjetorin e “Epopesë së Çabratit”

Në gjashtëmbëdhjetë vjetorin e epopesë së lavdishme të Çabratit”, kryetarja e Komunës, Mimoza Kusari-Lila, në nderim të dëshmorëve dhe të martirëve të rënë, së bashku me bashkëpunëtorët komunal kanë bërë homazhe tek lapidari “Shokët e Lirisë” për të vazhduar më pas në varrezat e qytetit ku prehen ata që me guximin e tyre dhanë dhe jetën, të rënit për lirinë e kombit dhe formimit të shtetit tonë.

Përfaqësuesit e Komunës së Gjakovës, homazhet i kanë vazhduar edhe tek varrezat në Kodrën e Çabratit, aty ku të qetë pushojnë të pavdekshmit e lirisë.

Pas homazheve, kryetarja Mimoza Kusari-Lila ka vizituar edhe familjarët e dëshmores Yllka Domi, e cila ndonëse e re në moshë është shquar me inteligjencë, krijimtari letrare dhe sakrificë deri në rënie në altarin e lirisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.