Muzike

Elhaida Dani prezanton në Tiranë, këngën e saj të Eurosong “I’m alive”

Këngëtarja shqiptare Elhaida Dani e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurosong”, prezantoi mbrëmjen e sotme,  përpara në publiku të zgjedhur në Tiranë,  këngën e saj “I am alive”.

Këngëtarja duke falënderuar pjesëmarrësit u shpreh se mundësia për të marrë pjesë në këtë kompeticion kaq të rëndësishëm dhe përfaqësimi i Shqipërisë, është një ëndërr dhe një nder për të. Dani u shpreh se pavarësisht rezultatit ajo do të rikthehet si një fituese nga “Eurosong”.

Më 19 maj, Dani do të performojë në gjysmëfinalen e parë të “Eurosong”, duke u përballur me vende si  Greqia, Maqedonia, Estonia, Holanda, Moldavia, Finlanda, Belgjika, Armenia, Serbia, Danimarka, Bjellorusia, Rumania, Spanja, Austria, Franca, Rusia, Gjeorgjia dhe Hungaria. Ajo do të performojë e 14-ta dhe nëse kualifikohet më tej, do të performojë në finalen e 23 majit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button