ParlamentarePolitika

Ndreu: Ju jeni shembulli i vjedhjes së votave, ja si i detyronte Xhelali mësuesit në Kamzë

Deputeti i PS-së Pjerin Ndreu ka paraqitur sot në Kuvend disa lista, që sipas tij janë deklarimet e votave që mësuesit e shkollave në Kamzë bënin, me urdhër të Xhelal Mziut.

Duke iu drejtuar opozitës, Ndreu tha se ata janë kampionë të vjedhjes së votës.

“Ja ku i keni votat që merrte me listë Xhelal Mziu..ja votat e idhullit tuaj të famshëm Xhelal. Një njeri që e keni simbol të shëmtisë e promovoni, ju s’keni moral të akuzoni askënd për presione politike”,- tha Ndreu.

“Mos ia shisni shqiptarëve sikur po ndodhin çudira që si ditkeni ju. Ju jeni kampionët e vjedhjes së votave. Vetëm në Kamzë janë dhënë 3300 asistenca në 2013. Jeni ju autorët e spektakleve të zeza që kanë ndodhur me zgjedhje, i keni vënë mësuesit në presion të pashembullt”,- shtoi Ndreu.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button