Libri

Nikolla: Panairi i Librit dhe Artit “Tirana Open 1″, një pol kulture

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, ishte sot e pranishme në Panairin e Librit dhe Artit “Tirana Open 1″.

“Tirana Open 1″ paraqet për të parën herë një event të këtij lloji në Ballkan, duke sjellë së bashku nën një çadër një koleksion të shumëllojshëm të institucioneve kulturore shqiptare dhe ndërkombëtare, që paraqiten në një program të pasur shumëdisiplinor ekspozitash, ngjarjesh dhe eventesh publike.

Ministrja vizitoi të gjitha stendat të vendosura në këtë panair, ndërkohë që nxënësit e shkollave të ndryshme të Tiranës e shoqëronin përgjatë vizitës së saj, duke parë librat dhe duke takuar përfaqësuesit e shtëpive botuese. Gjatë fjalës së saj, ministrja Nikolla nënvizoi rëndësinë e Panairit, pasi sipas saj, ky event e sjell librin dhe artin më pranë të rinjve.

“Është shumë bukur të jesh e pranishme në këtë pol kulture të Tiranës, të “Tirana Open 1″ në sezonin e parë të saj, ku ndërthuren kultura, libri, arti figurativ dhe arkitektura. Kjo padyshim që do të kthehet në një qender që të gjithë nxënësit e shkollave të Tiranës do ta vizitojnë.

Ajo shtoi se “unë jam shumë e lumtur që shoh nxënës të shkollave të Tiranës që janë shkëputur nga ora tradicionale e mësimit dhe i janë drejtuar këtij poli të kulturës, për të mësuar jo vetëm konktaktin me librin, por edhe përtej kësaj, kontaktin me artin pamor e viziv.

Ministrja Nikolla ftoi të gjithë qytetarët e Tiranës, që që të bëhen pjese e këtij festivali, të një traditë të re që po krijohet në Tiranë. Në fund të fjalës së saj, ajo theksoi mbëshetjen për të gjithë organizatorët e këtij festivali të artit pamor dhe librit, sepse ky moment sjell më pranë librin tek të rinjtë.

“Tirana Open 1″ hulumton bashkëqytetarët e saj si në një laborator të gjallë të kulturës hibride dhe një model alternativ për zhvillimin urban dhe angazhimin e audiencës. “Tirana Open 1″ u çel në daten 6 maj dhe do të mbyllet në 13 maj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button