Ekonomia

Eksportet drejt Kosovës në 3-mujorin e parë u rritën me 53%

Tregtia me Kosovën ka nisur mbarë sivjet, pasi prodhimet shqiptare drejt tregjeve atje në 3-mujorin e parë janë rritur me 53% më shumë nga e njejta periudhë e 2014-tës.
Sipas INSTAT-it, në 3-mujorin janar-mars, eksportet shqiptare drejt tregut kosovar arritën vlerën 4.8 miliardë lekë, nga 2.8 miliardë lekë që ishin në të njëjtën periudhë të vitit 2014. Peshën kryesore e zuri eksporti i grupit “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me 59% të totalit të produkteve, ku kryeson energjia elektrike.
Pas bllokimeve nga rritja e tarifave doganore, që Kosova aplikoi në vitin 2013, sivjet vihet re gjallërimi i eksporteve për produktet e materialeve të ndërtimit me tullat, hekurin dhe çimenton, të cilat janë rikthyer në trendin normal të viteve të fundit.
Por përvecse këtyre grup-mallrash, në 3 muajit e parë 2015 vihet re rënie e eksporteve të këpucëve dhe artikujve të lëkurës, të cilat rezultojnë me rënie.
Gjatë harkut kohor 2010-2014 eksportet me Kosovën u rritën deri në në vitin 2012, për t’u ulur gjatë vitit 2013. Edhe viti 2014 shënoi rritje pasi eksportet me Kosovën zunë 7,3 % të eksporteve, nga 6,2 % që ishin në vitin 2010 ndaj totalit të eksporteve shqiptare./

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button