Home / Politika / Dita e Evropës, Meta: Integrimi, proces gjithëpërfshirës

Dita e Evropës, Meta: Integrimi, proces gjithëpërfshirës

Është zhvilluar paraditen e së premtes në ambjentet e Ministrisë së Integrimit një ceremoni me rastin e Ditës së Evropës, ku kanë marë pjesë ambasadorë dhe krerë politikë të vendit.

Në fjalën e saj, ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vllahutin u ka bërë thirrje të rinjve që të angazhohen sa më shumë për të dhënë kontributin e tyre në integrimin evropian.

“Të rinjve u them, mësoni sa më shumë të jetë e mundur për një Shqipëri më të mirë. Të gjithë ambasadorët këtu po punojnë për një Shqipëri evropiane në Bashkimin Evropian”, ka thënë Vlahutin.

Në linja të ngjashme, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka theksuar se, procesi i integrimit duhet vlerësuar jo vetëm në nivel kombëtar, por edhe atë lokal.

Meta ka përfituar nga rasti për të përmendur ngritjen e Këshillit të Integrimit, që do të drejtohet nga opozita, duke shprehur shpresën për një angazhim më konkret të kësaj pale politike në këtë proces.

“Sot pasdite do të inaugurojmë këshillin e integrimit, një këshill gjithëpërfshirës që do të drejtohet nga një përfaqësuese e spikatur e opozitës, duke shpresuar se opozita do të kryejë detyrën e saj në këtë proces”, ka thënë Meta.

Në procesin e integrimit Meta ka vlerësuar si të një rëndësie të veçantë kryerjen e reformave, në veçanti të asaj në drejtësi.

“Reforma në drejtësi është një reformë komplekse, por që i duhet vendit për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, ka thënë Meta. Ai ka vënë në dukje edhe faktin se këtë vit në zgjedhjet lokale do të shkohet me reformën e re, “e cila do të ofrojë një ndarje sipas standardeve evropiane”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: