Home / Kosova / Të drejtat e serbëve në Kosovë t’i kenë shqiptarët në Preshevë

Të drejtat e serbëve në Kosovë t’i kenë shqiptarët në Preshevë

Kryetari i Komisionit për Arsim në Kuvendin e Kosovës, Nait Hasani ka thënë se gjendja në arsim dhe kulturë te shqiptarët e Luginës së Preshevës është e rëndë dhe ata kërkojnë që Kosova të ketë reciprocitet në mes të drejtave të shqiptarëve atje dhe serbëve në Kosovë.

Ai ka thënë se pas vizitës së parë të komisionit në Luginë gjendja e rëndë në atë pjesë është për shkak se Serbia ende mbetet me mentalitetin e regjimit të Millosheviqit.

Hasani shtoi se librat e botuara në shqip që janë botuar në Kosovë janë konfiskuar nga regjimi serb dhe kjo ka ndodhur në sytë e bashkësisë ndërkombëtare.

Ata kanë nevojë që Qeveria e Kosovës të bëjë masa reciprociteti në mes shqiptarëve atje dhe serbëve në Kosovë, në mënyrë që të drejtat siç i kanë shqiptarët në Preshevë t’i kenë edhe serbët në Kosovë ose anasjelltas.

Në Medvegjë, sipas tij, asimilimi është ekstrem dhe duhet masa urgjente për mbrojtjen e shqiptarëve që kanë mbetur, raporton KP.

Leave a Reply

Your email address will not be published.