Home / Ekonomia / Haxhinasto në Kukës- Vënia në punë e aeroportit, shërbim me kosto më të ulët për qytetarët

Haxhinasto në Kukës- Vënia në punë e aeroportit, shërbim me kosto më të ulët për qytetarët

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, deklaroi të premten se vënia në punë e Aeroportit të Kukësit do të krijojë mundësinë e ofrimit të një shërbimi me kosto më të ulët për qytetarët shqiptarë, ndërsa evidentoi rëndësinë që ka ky projekt për zonën.

Gjatë inspektimit të Aeroportit të Kukësit, ministri Haxhinasto theksoi se vënia në punë e këtij aeroporti është një mundësi zhvillimi dhe punësimi për zonën e Kukësi. Po ashtu, ai evidentoi se është një vepër dinjitoze e realizuar me financimin e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Nga inspektimi i kryer, ministri konstatoi se mirëmbajtja dhe kushtet e aeroportit të ndërtuar rreth 11 vite më parë, janë në gjendje të mirë. “Duhet të sigurojmë gadishmërinë për fluturime ndërkombëtare, sidomos ato Low Cost. Operimi i këtij aeroporti është një mundësi zhvillimi dhe punësimi për zonën e Kukësit dhe do të ofrojë mbi 200 vende pune”, deklaroi Haxhinasto.

Ministri më pas inspektoi edhe urat që po ndërtohen përgjatë rrugës së Kukësit. Aktualisht, tha ai, qarkullohet vetëm në gjysmën e veprës. Kreu i Transporteve theksoi se qeveria e ka prioritet financimin e këtij segmenti rrugor, veçanërisht për rëndësinë që ka në lidhjen me Kosovën dhe vetë banorët e zonës dhe rrjetit kombëtar.

Leave a Reply

%d bloggers like this: