Home / Horoskopi / Horoskopi për datën 8 maj 2015

Horoskopi për datën 8 maj 2015

Dashi

Qetësinë mundohuni ta gjeni në mbrëmje nëpërmjet një aktiviteti qetësues, sepse sot duket se grotesku, e çuditshmja dhe surrealja do t’ju ndjekin hap pas hapi..

Demi

Sot familja juaj do të përbëjë fillimin dhe fundin e problemeve tuaja. Për veshjen zgjidhni diçka klasike, “thyejeni” të zakonshmen me ndonjë detaj.

Binjakët

Një trembje e vogël në mëngjes duket se do t’ju prishë ditën, por do ta kuptoni shumë shpejt se nuk bëhet fjalë për diçka të pariparueshme. Mos kini turp të takoni dikë.

Gaforrja

Sot do të asistoni në një skenë që nuk e kishit menduar kurrë të ndodhte. Pasdite do t’ju ndodhë një takim i minutës së fundit mes gjithë impenjimeve.

Luani

E enjtja juaj do të jetë një ditë tej pozitive gjatë së cilës do të përjetoni gjëra të paharrueshme. Femrat duhet të kujdesen më shumë për pamjen e tyre.

Virgjëresha

Sot do të jeni të rrethuar nga disa persona të cilët do të kenë fuqinë për të destabilizuar për arsye të ndryshme. Do të bënit mirë që t’i kujtonit të shkuarën.

Peshorja

Është e kotë që të harxhoni të gjitha energjitë tuaja për një çështje që nuk do të merrni rezultatin e shpresuar. Në mbrëmje do të takoni një mike të rëndësishme.

Akrepi

Mos e mbani më mendjen tek ajo gjë që po ju bën të vuani shumë kohët e fundit. Ndjenjat negative mundohuni që t’i shfryni duke bërë ushtrime fizike ose duke u veshur bukur.

Shigjetari

Ka ardhur momenti që të arsyetoni se ai “tren” ka ikur për ju dhe nuk kthehet më. Megjithatë, nuk do të jetë e vështirë që të ngushëlloheni.

Bricjapi

Sot do të kuptoni më së miri se kush është i interesuar për ju dhe që ju do shumë. Pra do të kaloni një ditë plot energji pozitive dhe pse jo perfekte.

Ujori

Besojini plotësisht këshillave të një personi që e doni shumë. Ajo e ka të gjithë mundësinë për t’ju ndihmuar në atë që do të bëni. Si veshje zgjidhni diçka me shkëlqim.

Peshqit

Duhet të jeni shumë të kujdesshëm në marrjen e një vendimi. Studioni të gjitha pasojat e çështjes, në mënyrë që problemin ta zgjidhni plotësisht.

Leave a Reply

%d bloggers like this: