Ekonomia

Panairi i Midhjes do të çelet në Sarandë

Në qytetin bregdetar të Sarandës në jug të vendit, dhjetëra kultivues midhjesh, restorante  dhe njësi tregtimi, janë duke përgatitur Festën e Midhjes, që do të organizohet kete te premte në mbrëmje. Burime nga Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar, pjesëmarrës në këtë aktivitet, ben te ditur se, këtë vit, produkti do të promovohet së bashku me vajin e ullirit, një prej produkteve më cilësore të bregdetit jonian.

Panairi, sipas KASH-it, pritet të sjellë më shumë prodhues për të ekspozuar produktin e tyre, sfida më e madhe e produktit vijon të mbetet tregu europian. Midhja e liqenit të Butrintit prej vitesh po përballet me bllokadën e pamundësisë për eksport dhe promocionin e ulët në këtë drejtim.

Aktualisht ne liqenin e Butrintit me një sipërfaqe prej 1600 hektarësh, ndodhen rreth 78 impiante te prodhimit te saj me te cilat operojnë 50 subjekte private. Prodhimi i midhjes ne vit shkon ne 13 deri ne 15 mije kv.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button