Qeveritare

Meta- Edelstein: Zhvillim të bashkëpunimit bilateral në fushat prioritare

Kryetari-i-Kuvendit-Ilir-Meta-u-prit-sot-në-Jeruzalem-nga-Kryetari-i-Parlamentit-të-Izraelit-Yuli-Edelstein-1-525x350-Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta nisi sot një vizitë zyrtare në Izrael, me një pritje të veçantë nga Kryetari i Parlamentit të Izraelit “Knesset”, Yuli Edelstein.

Gjatë kësaj vizite, Kryeparlamentari shoqërohet nga një delegacion parlamentar i përbërë prej znj. Valentina Leskaj, Kryetare e Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Izrael, Edi Paloka, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike dhe Shkëlqim Selami, anëtar i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Gjatë takimit, Meta shprehu kënaqësinë për vizitën e tij në Izrael dhe bindjen se marrëdhëniet mes dy vendeve po njohin një faze zhvillimi me dinamik dhe konkret. Kryetari i Knesset, Yuli Edelstein shprehu vlerësimin për vizitën e parë të një Kryetari të Kuvendit të Shqipërisë ne Izrael duke nënvizuar se miqësia tradicionale mes dy popujve është një bazë solide e zhvillimit të shkëmbimeve në të gjitha fushat mes dy vendeve.

Në këtë kuadër, Edelstein shprehu mirënjohjen e thellë të popullit Izraelit për kontributin e çmuar të popullit shqiptar, i cili sakrifikoi për të shpëtuar të gjithë hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore. “Ne kurrë nuk do ta harrojmë atë që bënë shqiptarët për hebrenjtë në të shkuarën, gjatë luftës. Tani ka ardhur koha t’i bëjmë marrëdhëniet tona edhe më konkrete, në të ardhmen”, u shpreh z. Edelstein.Kryetari i Kuvendit,  Ilir Meta u prit sot në Jeruzalem nga Kryetari i Parlamentit të Izraelit, Yuli Edelstein

Meta dhe Edelstein ndanë bindjen e përbashkët se marrëdhëniet ndërparlamentare kanë një rëndësi të veçantë në zhvillimin e bashkëpunimit bilateral, dhe në këtë drejtim ranë dakord të intensifikojnë kontaktet përmes grupeve reciproke të miqësisë dhe komisioneve homologe parlamentare në fushat prioritare të energjisë, bujqësisë, turizmit, menaxhimit të ujerave dhe të telekomunikacionit.

Gjithashtu dy Kryeparlamentarët ranë dakord të intensifikojnë përpjekjet e përbashkëta në platformat multilaterale në funksion të konsolidimit të paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajonin e Lindjes së Mesme dhe atë të Ballkanit. Në këtë kuadër, z. Meta theksoi qëndrimin e Shqipërisë në favor të avancimit të përpjekjeve ndërkombëtare për gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme paqeje dhe stabiliteti për të gjithë rajonin.

Kryetari i Kuvendit,  Ilir Meta u prit sot në Jeruzalem nga Kryetari i Parlamentit të Izraelit, Yuli Edelstein (2)Vizita e z. Meta zhvillohet në një moment të vështirë për shoqërinë izraelite, të tronditur nga gjetja e tre trupave të pajetë të tre adoleshenteve izraelite. Për këtë arsye, Kryetari i Kuvendit, Meta shprehu ngushëllimet më të sinqerta ndaj autoriteteve dhe popullit izraelit për këtë vrasje.

Në përfundim të takimit, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta e ftoi Kryetarin e Knesset, Yuli Edelstein si dhe Grupin e Miqësisë Izrael-Shqipëri për një vizite zyrtare në Tiranë, ftesë e cila u prit me kënaqësi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button