Politika

Deklaratat në Parlament, kandidatja Keti Bazhdari padit për shpifje Berishën

Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Shkodrës, Keti Bazhdari ka paditur për shpifje në Prokurorinë e Përgjithshme ish-kryeministrin Sali Berisha.

Referuar fjalës së Berishës në Kuvend, në seancën e të enjtes, Bazhdari thotë se deklarata është kryer me dashje për të cenuar nderin dhe dinjitetin e saj.

“Kjo deklaratë është kryer me dashje direkte dhe me qëllim për të diskredituar në opinionin shoqëror nderin dhe dinjitetin e personit tim, me qëllim për të influencuar në mënyrë të paligjshme në elektoratin e Bashkisë Shkodër për zgjedhjet vendore të 21 Qershorit 2015”, ka deklaruar Bazhdari.

Ajo ka depozituar kallëzim penal dhe padi civile ndaj ish-kryeministrit, ndërsa ka risjellë ato çfarë ka deklaruar Berisha.

“Sqaroj opinion publik se në seancën plenare të datës 7 maj, deputeti Sali Berisha, duke folur nga foltorja e Kuvendit, ka bërë këtë deklaratë: ‘Meqënëse po sheh Bazhdarin, do ta them publikisht po ia them edhe njëherë. Pasura e saj është me tytë të revoles, po, po edhe ndaj kujt, ndaj kujt? Kujt ja mori Keti pasurinë? Si na lindi Keti pasunare e madhe, si na u bë e bija e një të përndjekuri? Po, po po, të them unë ty, po me revole ndaj kujt o zotëri? Ndaj të dashurit të vet që e kishte me depresion…”, shkruan znj. Bazhdari në dejklaratën e saj për mediat, që shoqëron kallëzimin dhe padinë ndaj Berishës.

Kandidatja socialiste shprehet më tej se, “çdo qindarkë që do të marr si dëmshpërblim nga shkelësi i ligjit, Sali Berisha, do t’ia dhuroj një shkollë për përmirësimin e kushteve të komunitetit egjiptian”.

Related Articles

Nje koment

  1. “Nese nuk e duron vapen, del nga kushina” (If you can’t stand the heat, get out of the kitchen), eshte nje shprehje amerikane. Pra, zonja Keti, njehere ne politike, e humbe te drejten e paditjes per fyerje.

Leave a Reply to Mark K. Shkreli Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button