Home / Kuriozitete / Trashëgojnë një shtëpi në Maltë dhe gjejnë 1 miliard… lireta

Trashëgojnë një shtëpi në Maltë dhe gjejnë 1 miliard… lireta

Hapin kasafortën e shtëpisë së pushimeve dhe gjejnë një thesar. Një miliard lireta të vjetra, por që për fat të keq nuk vlejnë më, duke parë që lireta ka dalë jashtë qarkullimit prej 13 vjetësh në Itali dhe që kohët për ta konvertuar kanë skaduar tashmë. Zbulimi është bërë në Maltë, ku paratë ishin kursyer me sa duket prej vitesh.

Shtëpia ishte në pronësi të një çifti bashkëshortësh nga Viçenca, të cilët kishin vdekur mes viteve 2008 dhe 2010. Të dy, kishin blerë apartamentin në ishull për të kaluar pushimet. Nuk kishin fëmijë, ndaj ia kishin lënë shtëpinë një të afërmeje, që gjendej jo larg kryeqytetit La Valeta.

Gruaja nuk kishte shkuar asnjëherë në Maltë, por në Krishtlindjet e vitit që shkoi, kishte dërguar një nip për t’i hedhur një sy shtëpisë. Ishte ai që ka gjetur paratë në kasafortë: saktësisht ishin 990 milionë lireta.

Për momentin paratë janë akoma në Maltë. Dalja jashtë nga ishulli, edhe pse nuk kanë më vlerë, nuk ishte e mundur.

Asnjë institut bankar maltez ka pranuar të bëjë operacionin për zhvendosjen e tyre. Për momentin paratë janë në një vend të sigurt, më pas do të shihet ç’do të bëhet.

Leave a Reply

%d bloggers like this: