Zgjedhjet lokale 2015

PS prezanton 61 kandidatët për Këshillin Bashkiak, Veliaj: Fitojmë me këtë ekip

Partia Socialiste ka prezantuar sot 61 kandidatët e saj për Këshillin Bashkiak të Tiranës. Kandidati socialist, Erjon Veliaj tha se ekipi i tij punon në një parti dhe një qytet, ku secili e di që është aty për të bërë Tiranën europiane.

“Në Bashkinë e Tiranës, nga i pari i bashkisë deri tek i fundit, asnjë nuk e ka kuptuar rolin që ka për qytetin tonë. Katër vite qyteti i lënë në harresë, katër vite ekipi pa kapiten, katër vite nga kryetari i Bashkisë deri tek punonjësi i fundit, nuk e di rolin e tij dhe ç’mision ka. Ne punojmë në një parti dhe qytet, ku secili e di që është aty për ta bërë Tiranën europiane”, tha Veliaj.

Duke prezantuar kandidatët për këshilltarë, Veliaj shtoi se “na duhet ekipi i 61 kandidatëve që ne të fitojmë, sepse asnjë nuk ia del dot vetëm”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button