Home / Kosova / Mos u tmerroni me pamjet nga Kaçaniku, frymëzuesi i tyre është në Kuvendin e Kosovës

Mos u tmerroni me pamjet nga Kaçaniku, frymëzuesi i tyre është në Kuvendin e Kosovës

kosovariIsh-deputeti nga radhët e PDK-së, në Kuvendin e Kosovës, Berat Buzhala, përmes statusit në rrjetin social, ka reaguar ndaj skenës morbide ndaj heroit tonë kombëtar, Skënderbeut, autorët e të cilës tashmë janë arrestuar, por problemi ka mbetur jashtë.

Në reagimin e tij Buzhala, që duket iu ka kthyer profesionit të gazetarit, thotë:

Tek e fundit pse duhet me u tmerru dikush qe disa qytetare të zakoneshëm paskan tallë trapin me Heroin Kombëtar të shqiptarëve, Skënderbeun.

Në vende normale, në vende të lira, qytetarët kanë të drejtë të bëjnë ‘blasfemi’ e edhe ndërmarrin këso lloj hapash, performancash, sado të pashije. Dhe për ta nuk ka dënim. Edhe kjo futet në radhën e lirisë së shprehjes. Pra, në Perëndim, ndonëse shumica janë të krishterë, fare lehtë mund të bësh performanca kundër Jezu Krishtit dhe prapë nuk frikësohesh se do të biesh ndesh me ligjin.

Kurse në vende me pak demokratike, siç është Rusia, sot, për shembull, aprovohet një ligj kundër blasfemisë. Do të dënohet deri në 3 vjet burg kushdo që guxon që të tallet me figurat religjioze.

Të mos flasim për botën arabe. Atje madje nuk ka nevojë as të ketë ligj për çështje të tilla, sepse pa dyshim se dënimi është kapital për të gjithë ata që guxojnë të bëjnë edhe shakanë më të lehtë me figurat religjioze. Varje në lugën e bagerave.

Ajo çka është shqetësuese, është që partia më e madhe në vend, PDK, e ka infiltruar në radhët e veta një deputet, i cili publikisht e vë në dyshim rolin e Skënderbeut në historinë tonë.

Pra, kot policia e heton një rast, për më tepër komik, të disa individëve në Kaçanik, kur e ka në Kuvend të Kosovës Gëzim Kelmendin, i cili fare lehtë mund të konsiderohet si inspirues i fushatës kundër Skënderbeut.

Ndonëse, prapë se prapë, në një demokraci të mirëfilltë, çfarë ne aspirojmë, edhe qasjen e Kelmendit nuk e konsideroj joligjore. Edhe ai ka të drejtë të shprehë opinionet e tij, sado të deformuara, për figurat tona kombëtare.

Ajo çfarë është e shëmtuar, në këtë rast, është roli i PDK-së, si partia më e madhe në vend, që është shndërruar në një platformë të rrymave radikale. Sepse nëse PDK nuk do ngarendte pas ca votash më tepër – që një ditë kësaj partie do ia hanë kokën – as Kelmendi, e as ekstremistet tjerë nuk do të mund të kalonin at pragun prej 5 për qind, që të faktorizoheshin politikisht. Sepse tek e fundit për Kelmendin nuk votuan as 20 mijë e as 30 mijë, por 10.041 mijë, që, nëse do të garonte ndaras nuk do t’i mjaftonin për asgjë…. Për të, si personi më reprezentativ i rrymave ekstreme religjioze, votuan rreth 1.2 për qind.

Pra, rreziku në Republikën tonë nuk vjen prej performuesve të paditur në cepe të ndryshme tëvendit, por prej politikave idioteske të PDK-se, a partive të tjera të mëdha, që në një formë a në një tjetër, janë shndërruar si trampolina ideale për rrymat ekstreme.

Leave a Reply

%d bloggers like this: