Politika

Majko: Erjon Veliaj dhe Sajmir Tahiri, dyshe e padiskutueshme më kujton veten dhe Metën

Deputeti  socialist, Pandeli Majko, i pranishëm në aktivitetin e organizuar ditën e sotme nga PS për prezantimin e 61 kandidatëve për anëtarë të këshillit bashkiak të Tiranës, ka shprehur vlerësimet më të larta ndaj kandidatit të mazhorancës për Tiranën Erjon Veliaj, i cili sipas tij është kandidati fitues, ndërsa nuk kurseu edhe akuzat ndaj PD. Majko e cilësoi të padenjë fushatën e PD, që fajëson për gjendjen e vendit qeverinë, aktuale në një kohë, që ajo sipas deputetit socialist është pjesë e problemeve që po jeton vendi.

Në radhën e batutave të tij karakteristike Majko e cilësoi dyshen Erjon Veliaj-Sajmir Tahiri si të padiskutueshme, një dyshe që siç tha, i kujton veten dhe Ilir Metën dikur.

“Erioni dhe Sajmiri janë një dyshe e padiskutueshme. Më kujtojnë veten dhe Ilir Metën dikur. Por pavarësisht gabimeve që bëmë, jemi sërish bashkë. Ju të dy duhet të mësoni nga gabimet tona”, – tha Majko

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button