Ekonomia

Kontrolli i karburanteve, qeveria: Ashpërsim të masave për shkelësit

Qeveria ka vijuar aksionin për kontrollin e karburanteve, ndërsa bëri të ditur se do të ketë ashpërsim të masave administrative dhe gjobave për shkelësit e përsëritur. Shkeljet penale do të çohen në prokurori, -ka njoftuar Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes (MZHETS).

Gjatë këtyre katër ditëve, kontrolle janë kryer në Durrës, Tiranë, Fier, Lezhë e Berat. Pesë pronarë apo administratorë pikash karburanti janë arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim policor.

Ndërkaq, nga 43 kontrolle të ushtruara, ka rezultuar se 21 subjekte kanë fshehur të ardhurat. Pesë të tjera janë proceduar edhe për ruajtjen, magazinimin dhe tregtimin e mallrave kontrabandë.

MZHETS ka bërë të ditur se, 6 pika tregtimi hidrokarburesh janë bllokuar. Ndërkohë nga Inspektoriati Qendror Teknik janë konstatuar 7 subjekte që tregtonin karburant me cilësi të manipuluar. Tre prej tyre janë bllokuar, si pasojë e abuzimit me cilësinë e nën-produkteve të hidrokarbureve.

Po kështu, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka penalizuar 17 subjekte për përdorim të pompave manual; janë konstatuar 3 subjekte pa kasë fiskale, që ka rezultuar në bllokimin e tyre dhe dërgimin për ndjekje penale. Po për ndjekje penale është dërguar edhe një subjekt tjetër, që ka rezultuar i pa regjistruar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button