Home / Rajoni / Maqedonia / Përfundoi aksioni policor në Kumanovë

Përfundoi aksioni policor në Kumanovë

Sipas informatave të gazetarëve tanë nga tereni, aksioni policorë në Kumanovë ka përfunduar. Është asgjësuar edhe grupi i fundit i armatosur i përbërë nga 9 persona, katër prej të cilëve kanë vdekur nga të shtënat me policinë derisa raportohet se njëri prej tyre është vetëvrarë. Të tjerët i janë dorëzuar policisë.

xxxxx

Grupi i armatosur është dorëzuar me flamuj të bardhë. Kjo mësohet jo zyrtarisht në minutat e fundit dhe ka zëra gjithashtu se dorëzimi ka ardhur pas negociatave. Ende mbeten të paqarta detajet rreth negociatave dhe negociuesve megjithatë intensiteti i të shtënave është ulur. Sipas dëshmive nga Kumanova mendohet se të paktën 20 pjesëmarrës nga grupi i armatosur janë dorëzuar ndërkohë për rreth 10 të tjerë vazhdohet të negociohet. Këto të dhëna akoma nuk janë konfirmuar nga policia. Ekipet e xhirimit  të Alsat vazhdojnë të jenë në vendin e ngjarjes dhe mund të konfirmojnë reduktimin e të shtënave.

Leave a Reply

Your email address will not be published.