MaqedoniaRajoni

Kanë vazhduar edhe sot luftimet në Kumanovë

Ora 7 e mëngjesit shënoi alarmin e ri me të shtëna në Kumanovë, pas një nate të qetë. Policia nisi shkëmbimin e zjarrit, me ata që besohet se mund të kenë qenë individë të mbetur nga grupi i armatosur, që u njoftuar një ditë më parë, në kuadër të këtij operacioni. Të shtënat e armëve kanë qenë sporadike, me intervale të ndryshme kohore, duke sjellë sërish të njëjtin panik dhe mëdyshje më mes të qytetarëve. Banorët thanë se të shtënat nisën që në orën 7 të mëngjesit, dhe pastaj pushuan për t’u intensifikuar rreth orës 9 dhe 10:30.

Ndonëse se gjitha rrugët që të çojnë për tek “Lagja e Trimave” janë të bllokuara, qytetarët të grumbulluar nëpër disa pjesë të qytetit,mblidheshin në grupe të vogla, për të debatuar për situatën. Pjesa ku deri para pak orëve ishte zhvilluar përleshja mes policisë dhe grupit të armatosur, u zbraz pothuajse plotësisht. Në rajonin e luftimeve, nuk dihet nëse ka ende civilë, edhe pse në pamje të parë, duket një lagje e shkretë, dhe në disa pjesë, mure të nxira nga flakët e djeshme, të djegies së disa shtëpive. Në pjesën tjetër të qytetit ndërkohë, janë hapur pika për t’i mundësuar qytetarëve strehim dhe për t’i furnizuar me ushqim dhe sende të tjera të nevojshme. Gjatë gjithë kohës frekuentojnë ambulancat dhe automjetet policore. Nëpër rrugë vërehen gëzhoja dhe mbeturina të lënë pas nga rrëmuja e përleshjeve. Ekipi i Alsat M provoi të depërtonte më në thellësi, në afërsi të shtëpive të djegura, por pa sukses. Policia vazhdon të ruajë gardhin e saj, duke njoftuar rreptësishtë se askush nuk mund të ndërhyjë deri në përfundimin e aksionit dhe shpalljen publike për lirimin e lagjes

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button