Home / Kronika / Kronika e zeze / Aksidentoi të miturin, arrestohet 56-vjeçarja

Aksidentoi të miturin, arrestohet 56-vjeçarja

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 56-vjeçare, pasi aksidentoi një të mitur. Sipas burimeve zyrtare, Shpresa Hazizi, ishte duke udhëtuar me motoçikletë në rrugën Transballkanike.

Pranë hipotekës së qytetit, ajo ka aksidentuar 12-vjeçarin E. M., i cili u dërgua menjëherë në spitalin e Vlorës, ku sipas mjekëve, është jashtë rrezikut për jetën.

56-vjeçarja u arrestua, pasi u largua nga vendi i aksidentit. Mbi të rëndon akuza e drejtimit të mjetit në mënyrë të parregullt, shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor dhe largim nga vendi i aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.