Home / Politika / Meta- Rohrabacher: Heqja e taksimit të dyfishtë me SHBA-në, nxitje për investimet

Meta- Rohrabacher: Heqja e taksimit të dyfishtë me SHBA-në, nxitje për investimet

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, është takuar me kryetarin e Nënkomitetit për Europën, Euroazinë dhe Kërcënimet e Reja në Kongresin Amerikan, Dana Rohrabacher.

Nënshkrimi i marrëveshjes për heqjen e taksimit të dyfishtë mes dy vendeve, do të ishte një nxitje dhe kontribut konkret për investimet amerikane në Shqipëri, – është shprehur kreu i Kuvendit.

Më tej, z. Meta tha se Shqipëria do të vazhdojë të jetë një partnere e përkushtuar e SHBA-ve dhe NATO-s, në rajon dhe sfidat globale.

Nga ana e tij, Rohrabacher vlerësoi rolin dhe kontributin e Shqipërisë në rajon e më gjerë. Ai tha se SHBA do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në përpjekjet e saj për zhvillim dhe prosperitet ekonomik e shoqëror.

Leave a Reply

%d bloggers like this: