Home / Europa / Merkel nuk përjashton sanksionet e reja ndaj Rusisë

Merkel nuk përjashton sanksionet e reja ndaj Rusisë

markelKancelarja gjermane Angela Merkel tha se ajo nuk i përjashton sanksionet e mëtejshme kundër Rusisë për shkak të gjendjes në Ukrainë.

Gjatë një konference shtypi pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Anders Fogh Rasmussen në Berlin, zonja Merkel premtoi megjithatë se do të vazhdojë kërkimi i një zgjidhjeje diplomatike për krizën në Ukrainë. Ajo i bëri komentet në prag të një takimi mes ministrave të jashtëm të Gjermanisë, Francës, Rusisë dhe Ukrainës.

Një armëpushim i njëanshëm 10-ditor i Ukrainës skadoi të hënën vonë, pasi separatistët pro-rusë nuk pranuan të hedhin armët. Zyrtarët ukrainas thanë se sot forcat e tyre rifilluan sulmet kundër separatistëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.