Home / Parlamentare / Komisioni i Ligjeve, Fatmir Xhafa: KLD është kthyer në koorporatë

Komisioni i Ligjeve, Fatmir Xhafa: KLD është kthyer në koorporatë

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafa, ka denoncuar korrupsionin në sistemin gjyqësor. Në mbledhjen e sotme të Komisionit, deputeti Xhafa është shprehur se Këshilli i Lartë i Drejtësisë është kthyer në një korporatë.

Duke u ndalur tek një intervistë e dhënë dy ditë më parë nga Presidenti Bujar Nishani për sistemin e drejtësisë, Xhafa e ka cilësuar atë skandaloze, duke u shprehur se “Presidenti ka treguar një logjikë anti-kushtetuese për drejtësinë”.

Ndërsa ka shprehur shqetësim për nivelin e korrupsionin në sistemin gjyqësor në vendin tonë, Fatmir Xhafa tha se për shkak të situatës “qytetarët sorollaten pas dyerve të drejtësisë”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: