Home / Politika / PS: Basha ishte gati të zhdukte çdo hapësirë të gjelbër në Tiranë

PS: Basha ishte gati të zhdukte çdo hapësirë të gjelbër në Tiranë

Partia Socialiste, nëpërmjet deputetes Olta Xhaçka, ka akuzuar kryetarin aktual të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, se jo vetëm që nuk mbajti premtimet e bëra para se të merrte mandatin, por edhe se kishte bërë në plan të zhdukte çdo hapësirë të gjelbër në kryeqytet.

“Basha është zhdukur nga Tirana dhe nuk i del në krah kandidatit të partisë së tij, pasi nuk ka më çfarë t’i thotë qytetarëve. Bëri shumë premtime Luli në vitin 2011, por nuk ndërtoi asnjë park dhe me planin e tij urbanistik ishte gati të zhdukte hapësirat e gjelbërta të kryeqytetit”, tha Xhaçka.

“Në 21 Qershor, qytetarët  do të votjnë për të kthyer qytetin në drejtimin e duhur, do të votojnë Erion Veliajn”, shtoi deputetja socialiste.

Leave a Reply

%d bloggers like this: