Home / Kronika / Korçë, përdhunoi 17-vjeçaren, shpallet në kërkim i riu nga Gramshi

Korçë, përdhunoi 17-vjeçaren, shpallet në kërkim i riu nga Gramshi

Akuzohet se përdhunoi një 17-vjeçare, Policia e Korçës ka shpallur në kërkim 25-vjeçarin, A.L., banues në fshatin Çekin  të Gramshit. Burime nga policia bëjnë me dije se i riu e ka gjetur të vetme vajzën dhe ka abuzuar seksualisht mbi të.

Ngjarja ka ndodhur me 1 maj 2015, por denoncimi është bërë ditën e djeshme. Vajza Xh.F,17 vjeç, banuese në Moglicë të Korçës, ka treguar përpara grupit hetimor të gjithë kronologjinë e ngjarjes. Pas denoncimit, policia shpalli në kërkim abuzuesin. Ndaj tij rëndon vepra penale “Marrëdhënie  seksuale  ose homoseksuale me dhunë, me të mitur të moshës 14-18 vjeç”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.