Ekonomia

Bimët mjekësore, Panariti apel fermerëve të mos kultivojnë me farë të importuar

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti u bëri apel fermerëve të mos kultivojnë bimë medicinale me farë të importuar, pasi tregu i huaj kërkon bimët autoktone, dhe nëse vijohet me këtë trend, do të rritet sasia e stokut në vend.

Gjatë konferencës së 4-t “Industria e bimëve mjekësore, garanci punësimi dhe zhvillimi”, Panariti theksoi se Shqipëria ka avantazh se ka varietetet e veta të bimëve mjekësore.

“Sherebela jonë autoktone nuk ka të krahasuar me fidanin holandez. U përdor farë importi dhe ky ishte gabim madhor. Prandaj, ne do të përqendrohemi te nxitja e fidanishtes me fidanët autoktonë në mënyrë që të punojmë në shumëfishimin e fidanëve autoktone,” u shpreh Panariti.

Konferenca-bime mjeksore Foto Flor Abazi (1)Bimët aromatike- medicinale, kryesisht sherebela, mbulon 70 për qind të tregut amerikan, ndërsa ka edhe kërkesë të lartë në tregjet europiane. Kryetari i Shoqatës së Grumbulluesve, Përpunuesve dhe Eksportuesve të Bimëve Mjekësore (ACPEMP), Filip Gjoka tha se kjo shoqatë ka përfaqësuar mbi 90 mijë grumbullues, përpunues dhe eksportues në vend.

“Ne kërkojmë nga qeveria që të trajtohemi si fasonët, pasi armata jonë e punonjësve është më e madhe”, u shpreh kryetari i kësaj shoqate, Filip Gjoka.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button