Home / Rajoni / MPJ greke: Shkupi të reflektojë, mos kërkojë “koka turku”

MPJ greke: Shkupi të reflektojë, mos kërkojë “koka turku”

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me deklaratat e Presidentit të Maqedonisë, i cili i atribuoi Greqisë përgjegjësitë për bllokimin e integrimit euro-atlantik të vendit, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Konstandin Kutras, është shprehur se “për fat të keq, ringjallja e tensioneve në Maqedoni vërteton atë që kemi thënë në mënyrë të përsëritur; se në vendin tonë fqinj ka probleme serioze që lidhen me funksionimin e shtetit të së drejtës, respektimin e të drejtave të njeriut, implementimin e Marrëveshjes ndëretnike Ohrit, respektimin e parimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe probleme me demokracinë në vend.

Zëdhënësi i MPJ greke kërkon që udhëheqja politike në Shkup t’i trajtojë uar këto çështje, duke demonstruar frymën e vetëkritikës në vend që të kërkojë ‘koka turku’, duke fajësuar të tjerët për bllokimin e perspektivës euro-atlantike, të cilët Greqia e mbështet sinqerisht dhe në mënyrë të vendosur. Athina zyrtare shpreh keqardhjen dhe ngushëllimet për familjet e viktimave të krizës së fundit, duke shpresuar se bëhet fjalë për një fenomen të izoluar.

Leave a Reply

%d bloggers like this: