Moda

Beyonce tregon si të jesh seksi me xhinse

Si të gjitha ikonat e modës, që nuk lënë rast pa demonstruar trendet e fundit në veshjet e tyre, edhe Beyonce frymëzon çdo femër në botë me mënyrën si vishet.

Veshja e preferuar e këtij sezoni është xhins. Duke filluar që nga këmisha, fustani, pantallonat e shkurtra, jeleku dhe sidomos kominoshet. Këto të fundit, janë ndër veshjet më IN për sezonin e verës 2015, dhe një provë e sigurt që e tregon këtë është ylli i pop-it, Beyonce.

Çdo lloj xhinsi, sidomos ai që vesh Beyonce është mjaft i dashur për femrat, po kështu edhe fustanet. Të gjykuara dhe të urryera nga bashkëshortët, por aq të dashura nga femrat, janë edhe stili i pantallonave mashkullor. Sigurisht, partnerët do të ndryshojnë mendim, pasi të shohin këto foto të Beyonce-s veshur me xhins.

Siç duket, mbretëresha Bey ka zgjedhur forma të ndryshme kombinimi me xhins, nuanca të ndryshme të ngjyrës, si dhe materiale të lehta. Në këto foto, ajo ka veshur taka të larta, T-shirt, boyfriend, kominoshe etj. Shiko këto foto dhe pyete edhe një herë partnerin: ka të njëjtin mendim për xhinsin?


Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button