Home / Ekonomia / Financa filloi shlyerjen e detyrimeve, 4.5 miliardë lekë TVSH

Financa filloi shlyerjen e detyrimeve, 4.5 miliardë lekë TVSH

Ministria e Financave ka filluar sot procesin e kthimit të detyrimeve të prapambetura, pasi procesi ishte bllokuar në pritje të auditeve të kërkuara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar mbi mënyrën se si janë kryer pagesat e detyrimeve deri më tani. Gjithsej për vitin 2015 janë planifikuar të shlyhen 20 miliardë lekë detyrime të prapambetura nga të cilat 10 janë shlyer tashmë dhe mbetet të shlyhet dhe gjysma. Nga këto 4.5 miliardë lekë janë TVSH.
Ndërkohë, që nga janari TVSH-ja korente e paguar është 1.6 miliardë lekë. Procesi po ecën me shpejtësi. Lajmi është konfirmuar për Monitor dhe nga kompanitë që punojnë me material porositësi, të cilët janë shprehur të kënaqur me ecurinë e rimbursimit të TVSH-së. Burime nga financat pohojnë se sistemi i ri elektronik, në funksion nga 1 janari, kuadron automatikisht tepricat debitore apo kreditore për bizneset, duke lehtësuear procesin e rimbursimit dhe të pagimit të detyrimeve

Leave a Reply

%d bloggers like this: