Ekonomia

Karburantet, 6 kompani në proces falimentimi

 KarburanteTë paktën 6 kompani të karburanteve, grosistë dhe të tregtimit me pakicë janë përfshirë në procedurat e falimentit, ndërsa të tjera janë në vështirësi.
Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në listën e subjekteve të naftës që janë përfshirë në faliment janë dy kompani, që dikur kanë qenë në pronësi të Rezart Taçit, si Taçi Oil shpk dhe KUID markat e tregtimit me pakicë të Taçi Oil International Trading & Supply Company”. Kjo e fundit është e pezulluar që nga dhjetori 2014 dhe po përballet me kërkesat e kreditorëve për shlyerjen e detyrimeve.
Kompania tjetër FISHEKU e përfshirë tre vite më parë në kontrabandën e naftës virginie, është  përfshirë në listën e të falimentuarve.
Gjithashtu, kompanitë Kuqja  Oil, Kanina Petrol, Eurodrini kanë janë në procedura falimenti. Pavarësisht se, konsumi i naftë në vend ka ardhur gjithnjë e në rritje, eksperienca ka treguar se ky lloj biznesi është i vështirë. Konkurrenca e madhe dhe pamundësia për të ruajtur cilësinë ka krijuar flluska të mëdha në këtë biznes.
Sipas kreut të Shoqatës së Shoqërive të Hidrokarbureve, nafta është një biznes shumë i vështirë dhe me marzhe mjaft të ulëta fitimi, çka bën që të jetë sektori i vetëm ku ka falimentime në masë. “Në vit falimentojnë 2-3 shoqëri të mëdha”. Aktualisht IT Oil dhe Tea Group janë dy kompani që janë në vështirësi dhe po dalin nga tregu.
Kompanitë e naftës në faliment:
KANINA-PETROL sh.p.k
KUQJA OIL sh.p.k
TACI OIL sh.p.k.
KUID sh.p.k.
FISHEKU sh.p.k.
EURODRIN TRADING shpk

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button