Home / Parlamentare / Kuvend- Hetimi për serverin e tatimeve, Halimi: Të zbatohet vendimi i Kushtetueses

Kuvend- Hetimi për serverin e tatimeve, Halimi: Të zbatohet vendimi i Kushtetueses

eduard-halimi-lsa-noa2Nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Eduard Halimi, kërkoi sot në Kuvend zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ngritjen e komisionit hetimor për serverin e tatimeve. Ai kërkoi që në rendin e ditës së seancës së sotme të përfshihet për miratim pr/vendimi për ngritjen e këtij komisioni.
“Prej katër javësh grupi i PD-së ka kërkuar që të zbatohet vendimi i Kushtetuses për ngritjen e komisionit hetimor për serverin e tatimeve. Kjo nuk është çështje vulllneti e grupit të saj parlamentar, por është vullnet i detyrueshëm për t’u zbatuar një vendim i Kushtetutës, i cili duhet të ekzekutohet në mënyrë të menjëhershme. Kryetari i grupit të PD-së i është drejtuar me shkresë kryetarit të parlamentit duke i kërkuar të zbatojë vendimin e kësaj Gjykate, por sot sërish nuk është futur në rend dite zbatimi i vendimit të Kushtetueses. Për çfarë shteti ligjor flasim ne kur parlamenti, me urdhër të kryeministrit, refuzon të zbatojë vendimin e Kushtetueses. Ne kemi pritur gjatë këtyre javëve që mazhoranca të reagojë dhe të zbatojë ligjin e kushtetutën”, tha Halimi në nisje të seancës së sotme.
Në përgjgje të kësaj kërkese, drejtuesi i seancës së sotme, nënkryetari i Kuvendit, Vangjel Dule, informoi seancën se çështjen në fjalë Këshilli i Legjislacionit e ka trajtuar dhe i ka paraqitur kreut të Kuvendit dy mendime të ndryshme.Tashmë i takon Konferencës së Kryetarëve që të procedojë më tej lidhur me këtë çështje, theksoi ai.

Leave a Reply

%d bloggers like this: