Ekonomia

Zonat turistike bregdetare futen nën kontrollin e OSHEE-së

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) do të nisë javën që vjen kontrolle tek çdo subjekt privat që operon në bregdet, lidhur me pagesat e energjisë së konsumuar.

Burimet e OSHEE-së bënë të ditur sot se kontrollet do të përqendrohen përgjatë vijës bregdetare, pasi gjatë verës ka përqendrim të madh të pushuesve pranë tyre.

OSHEE kërkoi që të gjitha bizneset të verifikojnë gjendjen debitore që kanë me kompaninë, duke marrë masat për të likujduar faturat dhe sipas rastit të debisë, do të ofrohet mundësia e pagesës me këste!

“Në të kundërt, do t’u ndërpritet energjia elektrike”, thanë burimet e OSHEE-së.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button