Home / Horoskopi / Horoskopi për datën 12 maj 2015

Horoskopi për datën 12 maj 2015

Dashi

Do t’ju kërkohet që të veproni me skrupuj dhe kujdes ndaj detyrave tuaja; është e nevojshme që të limitoni deri në minimum mundësinë e gabimeve. Do të mund të bëni një njohje të re.

Demi

Dita e sotme për ju do t’ju sjellë shumë kënaqësi dhe për më tepër do të keni mundësi që të kënaqni pritjet tuaja. Edhe vetë do të jeni shumë pozitivë. Do të ndiheni të çliruar nga të këqijat.

Binjakët

Do ta keni kokën mbi re dhe të përditshmen e sotme do ta kaloni në mënyrë sipërfaqësore. Do të përfitoni nga ndjesia e çuditshme për t’i thënë gjithçka mendoni personit të dashur.

Gaforrja

Dikush do të përpiqet që të nënvlerësojë aftësitë tuaja, duke ju vënë nën dritë të keqe; mundohuni që të zbuloni synimet e tij / saj të vërteta. Diskutimet për gjëra të kota do të jenë shumë të mundshme.

Luani

Do të jeni shumë koherentë dhe përpara do të ecni duke u përulur për të përballuar çdo vendim me forcën dhe argumentet e duhura. Por bëhuni më të dobishëm për personin e zemrës.

Virgjëresha

Do të jeni shumë të zënë me problemet operative që do të merrni. Do t’ju jepet shpesh mundësia për të ndërmarrë iniciativa dhe për të bërë për vete dikë që do t’ju prezantohet nga një mik.

Peshorja

Nuk do të trembeni nga askush, do të keni një qëndrim konstruktiv, por edhe me plot pretendime ndaj atyre që shfrytëzojnë punën tuaj. Do të mund të bëni një analizë të kujdesshme mbi motivacionet reale.

Akrepi

Nuk është momenti i duhur për të bërë investime ose për të ndryshuar vend pune. Yjet ju këshillojnë kujdes dhe durim. Do të keni mundësi që të sqaroni një keqkuptim dhe të rigjeni lumturinë e munguar në çift.

Shigjetari

Kryeneçësia e vartësit / vartëses tuaj do t’ju bëjë nevrik/e dhe ju nuk do të mund të gjeni mënyrën e duhur për ta drejtuar në punën e tij / saj. Mund të merrni edhe vendime drastike. Dashuria shumë mirë.

Bricjapi

Ka të ngjarë që të keqkuptoheni me një eprorin tuaj dhe kjo do të çojë në prishjen e bashkëpunimit për një punë të menduar prej kohësh. Mendohuni shumë përpara se të merrni vendime të nxituara.

Ujori

Nuk duhet të ndiheni keq prej një takimi që do t’ju bëjnë të tjerët pa dijeninë tuaj për një çështje pune. Do të filloni të dyshoni rreth sinqeritetit të personit tuaj të dashur.

Peshqit

Do të dini që të menaxhoni shumë mirë një punë që do t’ju ngarkohet, do të keni mundësinë që mundësitë tuaja t’i nxirrni në pah. Duhet të jeni më të durueshëm dhe të respektueshëm ndaj personit të zemrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.